Life Style
“Ditari i një kinoregjisori”, libër kushtuar kineastit Endri Keko në 100-vjetorin e lindjes

“Ditari i një kinoregjisori” është libri i ri i përgatitur për botim nga Ilir Keko, ku përmblidhen kujtimet e atit të tij, kineastit Endri Keko, Nderi i Kombit, sjellë me rastin e 100-vjetorit të tij të lindjes.
Shënime e dëshmi të vyera nga jeta e tij të ilustruara me foto, studimet në Moskë dhe xhirimi i dokumentarëve e kinokronikave në Kinostudio, përbëjnë një material studimi të gjerë e me vlerë, mbi fillimet e kinematografisë në Shqipëri dhe zhvillimin e saj, deri në vitet ’80, por edhe mbi familjen Keko, një familje artistësh e cila dha shumë për filmin dhe artin shqiptar.
/a.r
#Ditari #një #kinoregjisori #libër #kushtuar #kineastit #Endri #Keko #në #100vjetorin #lindjes
Java News