Aktualitet

Hamasi mirëpret propozimin për armëpushim, marrëveshja u zbulua nga Biden dhe…

Hamasi tha se e sheh pozitivisht propozimin e bërë nga Izraeli për armëpushin, të cilin e zbuloi të premten presidenti amerikan Xho Bajden.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli kishte autorizuar negociatorët për të paraqitur një marrëveshje armëpushimi në Gazë pasi Presidenti Biden zbuloi detaje të planit, që parashikon zbatimin në tre faza.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi Hamasit të pranojë  propozimin, duke thënë se është koha që kjo luftë të përfundojë. Gjatë deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, Bajden e cilësoi propozimin si një udhërrëfyes për një armëpushim të qëndrueshëm “Ky është realisht një moment vendimtar”, tha presidenti. “Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar nëse ata e duan vërtet këtë.” u shpreh Bajden .

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e përshëndeti propozimin duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të arritur paqe të  qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Krerët e lartë të institucioneve europiane, Sharl Mishel  dhe Ursula fon der Lajen u bënë thirrje të gjitha palëve të shfrytëzojnë këtë rast ndërsa vlerësuan  përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit. “Vuajtja duhet të ndalet” thanë ata.

Izraeli prej kohësh është përballur me kritika në rritje nga faktori ndërkombëtar lidhur me strategjinë e tij të shkatërrimit në Gaza, që i ka marrë jetën mbi 36 mijë palestinezëve.

/a.r

#Hamasi #mirëpret #propozimin #për #armëpushim #marrëveshja #zbulua #nga #Biden #dhe..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button