Heqja e licencave së “MCA” dhe “final”, kush ka marrë kredi nuk do të shpëtojë nga detyrimet

Kush ka marrë kredi dhe nuk e ka paguar, nuk do të shpëtojë nga detyrimet pavarësisht heqjes së licencave të shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”. Pas bllokimit të kapitaleve të dy kompanive, klientët që po paguanin huatë e prapambetura do të vazhdojnë shlyerjen atje ku fillimisht kanë marrë kredinë. Pra te banka apo institucioni financiar jo-bankë ku është marrë kredia, por me kushte të lehtësuara.
“Klienti duhet të paguajë së paku detyrimin e principalit, padyshim. Ndërkohë caktimi i interesit mund të aplikohet, por kujdes! Ne jemi në situata ku veç interesave paguhen edhe penalitete dhe këtu ka nevojë për ndërhyrje”, u shpreh Spaho.
Ndërkohë, për rreth 3 mijë e 600 klientët që po shlyenin kreditë te Micro Credit Albania” dhe “Final”, Banka e Shqipërisë i ka dërguar një shkresë Agjencisë Shtetërore të kadastrës me qëllim mos-tjetërsimin e pronave të “qytetarëve borxhlinj”. Kjo konsiderohet nga ekspertët një rrugë për të këputur zinxhirin e abuzimeve.
“Banka e Shqipërisë ka të dhëna të qarta se këto kompanitë kanë shkuar përtej kompetencave të tyre ligjore. Ndaj çdo dosje duhet parë. është shumë mirë që Banka e Shqipërisë ka çuar këtë letër me qëllim që të limitohen abuzimet e mëtejshme”, theksoi pedagogu Spaho.
Spaho vlerëson angazhimin e Bankës Qëndrore dhe Ministrisë se Drejtësisë për hartimin e një baze të re ligjore për menaxhimin e tregut të mikrofinancës, ku bënin pjesë edhe Micro Credit Albania” dhe “Final”.
“Për fatin e keq u deshën djegur ekonomikisht kaq njerëz që të vinim te kjo pikë. Ka nevojë për rishikime ligjore dhe qartësim të kompetencave me qëllim garantimin kur duhet ndërhyrë”, u shpreh ai.
Më 23 maj 2024 Banka e Shqipërisë u hoqi licencat, duke nxjerrë nga tregu dy subjektet financiare jobanka, përkatësisht shoqëritë “Final” dhe “Micro Credit Albania”. Ndërkohë po në këtë ditë, Gjykata e Tiranës la në fuqi masat e sigurisë për 8 persona, 4 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi të akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë.
/a.r
#Heqja #licencave #së #MCA #dhe #final #kush #marrë #kredi #nuk #të #shpëtojë #nga #detyrimet
JavaNews