Aktualitet

“S’ka luftë në Kosovë, mos të na shesin pallavra” – Sheholli fton krerët e shtetit të shkojnë në veri

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, në një intervistë për Gazeta Blic, thotë se situata e sigurisë në veri është e brishtë, derisa serbët kanë zgjedhur rrugën e padëgjueshmërisë institucionale.

“Si të gjithë ne që e kemi kuptuar dhe po e kuptojmë çdo ditë, situata në veri është e brishtë, është problematike, siguria nuk është në nivel si në pjesët tjera të Republikës sonë, duke e ditur që në atë pjesë, pjesa dërmuese e serbëve e ka zgjedhur këtë rrugën e padëgjueshmërisë institucionale dhe kjo po vazhdon edhe sot e tutje”, thotë ai.

Sheholli ka komentuar deklaratat e krerëve të shtetit për luftë, derisa thotë se ato po bëhen për konsum të brendshëm, e të cilët i fton që ta vizitojnë veriun e të bisedojnë me serbët.

“Deklaratat e krerëve të institucioneve të vendit janë për konsum të brendshëm dhe duhet njëherë e përgjithmonë që atyre t’ju themi që të vijnë në veri të Mitrovicës, ta vizitojnë atë, të bisedojnë me qytetarë serbë dhe ta shohin gjendjen reale”, thekson ai.

Sipas tij, deklaratat për luftë janë pallavra dhe luftë s’mund të ketë derisa në Kosovë është NATO.

“Luftë në Kosovë, mos të na shesin pallavra më, sepse s’mund të ketë, për arsye se këtu është NATO dhe gjitha këto janë për një konsum që unë vërtet nuk e kuptoj arsyeshmërinë as të kryeministrit, as të presidentes as të kujtdo qoftë që japin deklarata të tilla për një gjendje lufte. Në Kosovë janë forcat e NATO-s, por edhe mos të ishin ato, ne kemi ditur të tregojmë historikisht që ky vend është i qytetarëve të kësaj Republike dhe s’mund të ketë çështje të këtilla, e veçanërisht kur i kemi forcat më të fuqishme në botë, NATO-n këtu, është një çmendur të flasësh për luftën e cila nuk mund të jetë pjesë e një aranzhmani për të cilin flasin krerët e institucioneve tona”, vlerëson Fatmir Sheholli për Gazeta Blic.



#Ska #luftë #në #Kosovë #mos #të #shesin #pallavra #Sheholli #fton #krerët #shtetit #të #shkojnë #në #veri
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button