“Interi planet tjetër”, Pioli: Ne, më të mirët e normalëve

Milani u mposht 3-1 nga një Torino e karikuar në maksimum për të siguruar kualifikimin në Conference League.
Trajneri i kuqezinjve nënkampionë, Stefano Pioli uroi kundërshtarët për fitoren, ndërkohë që u ndal edhe te kritikat ndaj skuadrës së tij.
“Ndeshjet përballë Torinos janë gjithmonë fizike, plot duele dhe me shumë topa të dytë. Ata u treguan më të aftë se ne në këto aspekte.
Por më vjen keq që pësuam tre gola nga katër goditjet që Torino bëri në portën tonë.
Jemi në vendin e dytë, jemi më të mirët e normalëve. Pasi duhet theksuar se Interi ka zhvilluar një ampionat të jashtëzakonshëm, jashtë normales.
Kemi shfaqur vazhdimësi, kualitet dhe mentalitet, cilësi që na mundësuan të siguronim vendin e dytë në Serie A“, u shpreh Pioli.
#Interi #planet #tjetër #Pioli #më #të #mirët #normalëve
gazetablic.com