Aktualitet

Tifozët e Tottenhamit këndonin kundër Arsenalit, trajneri i Spurs: S’më intereson, e kam kuptuar se themelet i kemi të dobëta

Tottenham u mposht në shtëpi me rezultatin 0:2 nga Manchester City në xhiron e prapambetur të Premierligës.

Kjo fitore e kthen Manchester Cityn në vendin e parë në tabelë – me vetëm një xhiro të mbetur deri në fund, përcjell Sport.

Pas ndeshjes, trajneri i Tottenhamit, Postecoglou u shpreh shumë i nervozuar me atmosferën në stadium dhe paraqitjen e ekipit të tij.

“Ne e humbëm ndeshjen, kështu që ishte një rast i humbur për tre pikë. Ne patëm mundësitë dhe duhej t’i ndëshkonim”, tha fillimisht Ange Postecoglou për Sky Sports.

Ange Postecoglou u pyet për tifozët e Spurs që këndonin për Arsenalin: “Nuk më intereson, shok, nuk më intereson”, ishte përgjigja e tij.

“Nuk ishte atmosfera e zakonshme e shtëpisë tonë. 48 orët e fundit për mua kanë treguar se themelet janë goxha të brishta”, përfundoi ai.

/ Sport

 



#Tifozët #Tottenhamit #këndonin #kundër #Arsenalit #trajneri #Spurs #Smë #intereson #kam #kuptuar #themelet #kemi #të #dobëta
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button