Aktualitet

Southgate hedh poshtë zërat që e lidhin me Manchester United

Selektori i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka reaguar rreth zërave që e shikonin atë si zëvëndësues të Erik Ten Hag te Manchester United.

Është krejtësisht e parëndësishme”. “Nuk ka pasur asnjë bisedë, unë kam një gjë në të cilën duhet të përqendrohem – dhe kjo është të kemi një turne sa më të suksesshëm me Anglinë”, tha Southgate për “Telegraph”.

Southgate, erdhi në stolin e “Tre Luanëve” duke zëvëndësuar Sam Allardyce në vitin 2016 ku udhëheqi Anglinë drejtë vendit të 4-të në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” dhe po ashtu drejt finales së “Euro 2020” ku humbën ndaj Italisë përmes penalltive.

Anglia, do të synojë që të fitojë “Euro 2024” këtë verë ku gjendet në grupin C me Danimarkën, Slloveninë dhe Serbinë.



#Southgate #hedh #poshtë #zërat #që #lidhin #Manchester #United
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button