Life Style

“Ku ka zë nuk është pa gjë” Zbulohet lobi brenda Top Channel që favorizon Romeon.

Big Brother Vip Albania, një lumë akuzash e skandalesh që duket se kanë shqetësuar mbarë opinionin publik, ku serioziteti dhe transparenca e këtij formati është vënë në pikpyetje nga një masë e gjerë e audiencës së konsoliduar prej vitesh.

Por cilat janë thashethemet që përfliten në korridoret e ambienteve më në zë të Tiranës e jo vetëm?

Fillimisht përflitet që e dashura e vëllait të Romeos është një vajzë me emrin Kristina e cila punon në produksionin e këtij formati madje ka zëra të cilat pretendojnë se ajo është një nga njerëzit e përfshirë drejtëpërsedrejti në shfaqjen e klipeve, reels etj.

Zëra të pa konfirmuar pretendojnë se vëllai i Romeos është pjesë e stafit gjithashtu, por pa një kontratë të rregullt punësimi.

Si është e mundur që vëllezërit Veshaj kapën majat e këtij televizioni ku në ambiente të ndryshme Romeo përflitet si fitues i BBVIP3?Cilat janë arsyet që afruan këta personazhe në këtë televizion dhe si është e mundur që dominanca e tyre shfaqet haptazi nëpër korridore e ambiente të ndryshme?

Zëra të ndryshëm pretendojnë se personi që ju ka shtruar rrugën brenda televizionit është CFO e Top Channel e cila është e martuar me kushëririn e vëllezërve Veshaj.

Në ditët në vazhdim do përpiqemi të kuptojmë më shumë mbi këto pikpyetje që kanë krijuar një konfuzion të madh në audiencën shqiptare si dhe kanë ngritur pikpyetje të mëdha mbi transparencën e këtij programi.

#zë #nuk #është #gjë #Zbulohet #lobi #brenda #Top #Channel #që #favorizon #Romeon

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button