Aktualitet
Manuel Neuer optimist: Çdo gjë është e mundur!

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munich beson se gjithçka është e mundur në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu” pas një jave.
Sonte në “Allianz Arena”, bavarezët luajtën baras 2:2 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, përcjell Sport.
Sipas gjigantit të portës, gjithçka mbetet e hapur, teksa ai edhe falënderon tifozët e Bayernit për përkrahjen fantastike sonte.
Ja postimi i tij në Facebook:
“Çdo gjë është e mundur! Faleminderit për mbështetjen fantastike sonte në Mynih”, shkruan Neuer.
#Manuel #Neuer #optimist #Çdo #gjë #është #mundur
gazetablic.com