Aktualitet

U vetëshpall president i PL-së, Meta ndryshon dhe ngjyrat e logos së partisë: Vendosim edhe të gjelbrën, simbol i pranverës dhe rigjenerimit

Ilir Meta u vetëshpall president i Partisë së Lirisë në Konventën e 27 prillit. Pas vetëshpalljes, ai ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim në PL.

Meta lajmëron vendosjen e elementit të gjelbër (simbol i pranveres) në logon e PL-së.

“Kënaqësi e veçantë që pas Konventës së djeshme historike të Partisë së Lirisë, që do ta rivitalizojë atë në mënyrë të jashtëzakonshme, të shijojmë bashkë me znj. Edita Tahiri, gjelbërimin dhe lulet, në një ambient fantastik dhe madhështor për shkak të thjeshtësisë dhe origjinalitetit, në Priskë të Tiranës.

Me këtë rast shpreh kënaqësinë që ngjyrën e gjelbër të pranverës dhe rigjenerimit, nga dje e kemi pjesë të logos së Partisë të Lirisë!

Ju urojmë një të diel të paqtë dhe të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!”, shkruan Meta krahas postimit.

#vetëshpall #president #PLsë #Meta #ndryshon #dhe #ngjyrat #logos #së #partisë #Vendosim #edhe #të #gjelbrën #simbol #pranverës #dhe #rigjenerimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button