Zhduket vajza e miliarderëve në SHBA

Vajza adoleshente e dy miliarderëve të njohur të Silicon Valley, 16-vjeçarja Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe policia thotë se ajo mund të ketë ikur në një nga lagjet më të rrezikshme të San Franciskos.
16-vjeçarja është vajza e kanadezit Stewart Butterfield, ish-CEO i Slack dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e Flickr.
Mint ka përdorur drogë në të kaluarën dhe frekuenton lagjen Tenderloin të San Franciskos, një zonë me krim të lartë, e lidhur shumë me botën e drogës.
Vajza u pa, për herë të fundit të dielën, në Bolinas rreth 30 milje nga Tenderloin. 16-vjeçarja ndjek një konvikt privat lokal dhe jeton me nënën e saj. Ka qenë gruaja që ka denoncuar zhdukjen e tij të hënën.
/a.r
#Zhduket #vajza #miliarderëve #në #SHBA
Java News