Aktualitet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e 21 Janarit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten (26 prill) vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Ardiana Bera.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar Alma Faskaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Pamela Qirkon.

Ndërkaq gjatë seancës dëgjimore të mërkurën u relatua se KPK i kishte kaluar Berës barrë prove për një bilanc negativ në disa vite, si dhe ju kërkuan shpjegime për vendimin në të cilin ka qenë anëtare e trupës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për vrasjet e protestuesve më 21 janar të vitit 2011. Për këtë çështje gjyqtarja  këmbënguli se kishte pasur të ardhura të ligjshme, ndërsa tha se vendimmarrja e gjykatës mund të kontrollohej vetëm nga një gjykatë më e lartë dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit të rivlerësimit.

Ardiana Bera e ka filluar karrierën e saj në vitin 1997 dhe deri në vitin 2010 ka ushtruar funksionin si gjyqtare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në vitin 2010 ajo është transferuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kjo gjyqtare është bërë e njohur për opinionin publik për gjykimin e çështjes kundër oficerëve të gardës, Agim Llupi dhe Ndrea Prendi, të akuzuar për vrasjen e protestuesve gjatë protestës së 21 Janarit.

/a.r

#Komisioni #Pavarur #Kualifikimit #konfirmon #në #detyrë #gjyqtaren #Janarit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button