Rama kujton fushatën e vitit 2000: Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur. Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

Kryeministri Rama në mbyllje të intervistës në ‘Studio Live’ me Arbër Hitajn kujtoi një episod nga fushata e zgjedhjeve të tij të para si kryetar bashkie i kryeqytetit në vitin 2000.
‘…mua nuk më çmendin dot, se që kur kam hyrë në politikë e kam pranuar që jam i çmendur.
Ju kujtohet apo ke qenë i vogël, kur kemi bërë garën e parë për kryetar bashkie, ai nuk më kujtohet as kush ishte kundërshtari se u bënë shumë vjet thoshte, ju keni nevojë për njeri normal, Edi Rama nuk është normal. Se kujtonin se unë do thosha jo unë jam normal.
Unë i thosha jo. Ju nuk keni nevojë për njeri normal, se njeriu normal këtë çmenduri dhe anormalitet nuk e ndryshon dot. Ju keni nevojë për një njeri anormal. Natyrisht kjo ka dhe të këqijat e veta. Por shqiptarët nuk kanë gabuar’, shprehet Rama. /m.j
#Rama #kujton #fushatën #vitit #Kur #hyra #në #politikë #pranova #jam #çmendur #thosha #duhet #një #njeri #anormal
Java News