Aktualitet

Skandal në Premier League, dy futbollistë arrestohen për përdhunim

Dy lojtarë të Premier League janë arrestuar pasi akuzohen për përdhunim. Futbollistët, emri dhe skuadra në të cilët ata luajnë nuk është bërë e ditur, janë të moshës 19 vjeç.

BBC News raporton se lojtarët janë liruar me kusht pasi dhanë dëshminë në polici. Sipas raportimeve të mediave të huaja, lojtarët janë pjesë e të njëjtit klub që nuk pranoi të komentojë mbi akuzat.

“Oficerët kanë arrestuar dy meshkuj pas një raportimi për një përdhunim. Një 19-vjeçar u arrestua me dyshimin për sulm dhe ndihmë dhe nxitje në një përdhunim. Një 19-vjeçar i dytë u arrestua nën dyshimin për përdhunim. Të dy janë liruar me kusht nga policia”, tha një zëdhënës.

Akuzat u raportuan fillimisht nga gazeta “The Sun”, e cila tha se sulmi i supozuar ndodhi të premten. Nuk dihet akoma nëse lojtarët janë pezulluar nga klubi ku bëjnë pjesë apo për një vendim të tillë pritet përfundimi i hetimeve të policisë.

/a.r

#Skandal #në #Premier #League #futbollistë #arrestohen #për #përdhunim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button