Aktualitet

Hapet në Elbasan qendra rajonale e inovacionit për kërkim-zbulim/ Balluku: Në fokus edhe gjetja e një stafi të kualifikuar

Eksplorimi i pasurive të nëntokës në Shqipëri do të realizohet tashmë me anë të teknologjisë dhe inovacionit.

Në Elbasan është hapur qendra e parë në Ballkanin Perëndimor për Inovacionin i Institutit Evropian të Teknologjisë për lëndët e para.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku theksoi se kjo qendër  synon të nxisë kërkimin shkencor në sektorin minerar si dhe zbulimin dhe përpunimin e lëndëve të para, duke u mbështetur në inovacion.

Përtej kërkim-zbulimit kjo qendër do të ketë në fokus edhe shkollimin e profesionistëve në këto sektorë

Gjithashtu kjo qendër do të shërbejë edhe për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes profesionistëve e ekspertëve shqiptarë dhe atyre të Bashkimit Europian në kërkim-zbulimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, veçanërisht të atyre me rëndësi strategjike./m.j

#Hapet #në #Elbasan #qendra #rajonale #inovacionit #për #kërkimzbulim #Balluku #Në #fokus #edhe #gjetja #një #stafi #të #kualifikuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button