Aktualitet

Italia/ Interi kampion për herë të 20-të, zikaltërit mposhtin Milanin dhe qepin yllin e dytë në fanellë

Interi është kampion i Italisë. Zikaltërit mposhtën me rezultatin 1-2 Milanin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke e çuar fillimisht ndeshjen në 0-2.

Golat për zikaltërit u shënuan nga Acerbi dhe Thuram, ndërsa golin e vetëm për Milanin e shënoi Tomori, por kuqezinjtë nuk reaguan dot më.

Një fitore që e shpall matematikisht Interin kampion, me klubin zikaltër që qep yllin e dytë në fanellë, pasi është titulli i 20-të kampion në histori.

#Italia #Interi #kampion #për #herë #të #20të #zikaltërit #mposhtin #Milanin #dhe #qepin #yllin #dytë #në #fanellë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button