Aktualitet
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shitet, nafta dhe gazi në vend

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 10 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër.