KQZ-ja gati për “referendumin” e nesërm në katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur sot, ka folur për procesin e votimit nesër ku do të votohet për largimin ose jo të katër kryetarëve në komunat veriore.
KQZ-ja bëri të ditur se në katër komunat veriore, në listën votuese janë 46 556 njerëz, apo 1 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023. Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimit, ku kanë qenë 43, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.
Ndërsa Sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se pas refuzimit të drejtorëve të shkollave, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.
Ahmetaj bëri të ditur po ashtu se tashmë ka nisur edhe procesi i transportimit të materialit zgjedhor në qendrat e votimit, ku pritet të fillojë nesër në ora 07:00.
/a.r
#KQZja #gati #për #referendumin #nesërm #në #katër #komunat #veriore
Java News