Aktualitet

“Zbriti maloku në plazh”, Asllan Dogjani shkon në Kuvend me çadër: Do ta vendos tek…

Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka mbërritur ditën e sotme në Kuvend me çadër plazhi, duke ironizuar kështu Olta Xhaçkën pas deklaratës së saj mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit. Dogjani nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë të hyjë në seancë me çadër. Ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

Deklarata e Xhaçkës:

#Zbriti #maloku #në #plazh #Asllan #Dogjani #shkon #në #Kuvend #çadër #vendos #tek..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button