Aktualitet

Mblidhet sot Kuvendi, Naço interpelancë me ministrin Peleshi, ja çfarë pritet të ndodhë në seancë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, ndërsa seanca plenare pritet që të nisë me një interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Pelshi. Është deputeti socialist, Nasip Naço që ka kërkuar një interpelancë me Peleshin lidhur me rijetëzimin e industrisë ushtarake.

Naço ka ngritur një sërë pyetjesh, ku mes tyre nëse është menduar riprodhimi i municionit ushtarake, deri tek rijetëzimi i infrastrukturës së vjetër ushtarake, duke pyetur nëse ka pasur interes nga kompani të huaja.

Në fakt ka qenë vetë ministri Peleshi që një ditë më parë konfirmoi se kompani të huaja kanë kryer inspektime në infrastrukturë tonë ushtarake me qëllim kthimin e tyre në punë.

Ditën e sotme kanë kaluar për votim edhe disa pr.ligje të tjera si ai për “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligji “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

/a.r

#Mblidhet #sot #Kuvendi #Naço #interpelancë #ministrin #Peleshi #çfarë #pritet #të #ndodhë #në #seancë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button