25 vjet nga masakra e Dyzit të Podujevës

Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Dyzit, njëra prej masakrave më të tmerrshme në Kosovë, në të cilën u vranë për tri ditë radhazi 227 civilë shqiptarë.
Kështu ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook Komuna e Podujevës.
Në njoftim bëhet e ditur se sot do të bëhen homazhe në fshatin Dyz, duke filluar nga ora 13:00, ku prezent do të jetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Në nderim të tyre sot do të bëhen homazhe pranë varreve të tyre në fshatin Dyz, nga ora 13:00. Në këto homazhe do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, Kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Ftojmë familjarët e viktimave dhe qytetarët e Llapit dhe Gollakut të bashkohen në homazhe!”, thuhet në njoftim.
#vjet #nga #masakra #Dyzit #të #Podujevës
gazetablic.com