Aktualitet
NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit kundër Izraelit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah në një postim në rrjetin social “X”, ka deklaruar se Aleanca e deklaron jetike që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit.
“Ne dënojmë përshkallëzimin e situatës me Iranin brenda natës, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet. Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, shkroi ajo.
#NATO #dënon #sulmin #Iranit #ndaj #Izraelit #Jetike #që #konflikti #në #Lindjen #Mesme #të #mos #dalë #jashtë #kontrollit
Java News