Aktualitet
Humb jetën një person në Shkodër, banesa ku ai gjendej u përfshi nga flakët

Një banesë në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët rreth orës 02:10, në lagjen Zogaj.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi, Jakup Çotaj 52 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri, raporton Euronews.al.
Dyshohet se zjarri në banesën që u shkrumbua totalisht, ishte aksidental.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
#Humb #jetën #një #person #në #Shkodër #banesa #gjendej #përfshi #nga #flakët
gazetablic.com