FOTO / Iranianët festojnë në shesh për sulmin ndaj Izraelit

Pas sulmit me raketa dhe dronë të Iranit mbi Izrael, turma njerëzish kanë festuar në Teheran. Imazhet e përhapura në mediat sociale tregojnë grupe njerëzish që valëvitin flamujt iranianë dhe palestinezë teksa mblidhen në shesh në mes të natës.
Garda Revolucionare e Iranit kishte konfirmuar disa orë më parë se një sulm ishte nisur kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin e 1 prillit në konsullatën e tij në Damask, ku mbeti i vrarë një komandant ushtarak iranian.
Sulmi i paprecedentë dhe hakmarrës i Iranit shënon herën e parë që ai ka shënjestruar Izraelin drejtpërdrejt nga toka e tij
Sirenat u dëgjuan në të gjithë Izraelin dhe shpërthime të forta u dëgjuan mbi Jerusalem, me sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuan objekte mbi qytet.
/a.r
#FOTO #Iranianët #festojnë #në #shesh #për #sulmin #ndaj #Izraelit
Java News