“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”/ Rama i impresionuar nga pritja e Macron: Kur erdha në Francë në vitet ’90 prita në radhë për një taksi…!
Kryeministri Edi Rama është shprehur i impresionuar nga pritja e Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Francë.
Kryeministri Edi Rama: “Po vij nga një përvojë e denduar, para disa minutash që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90, kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të gjetur një taksi, pastaj jetova vështirësi të mëdha të asaj kohe për të gjithë ata që vinin nga Shqipëria dhe Evropa nuk ishte e lehtë për ne. Mendova se kisha parë gjithçka kur edha një ditë në këtë pallat, por sot jam vërtet shumë krenar jo për veten por Shqipërinë dhe miqësinë mes dy vendeve, Hera e parë në historinë tonë të marrëdhënieve tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë.
Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, bëmë shaka me ambasadorin sepse ishin një ekip miqsh të Shqipërisë që në vitet ’90 ishin një numër i vogël sa gishta e një dore, sot janë shumë më tepër.
Ka njerëz që vijnë në Shqipëri për ndërmarrjet e tyre, dua të falenderoj për vizionin dhe vendosmërinë që ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të Ballkanit dhe BE për të vënë në tryezë nevojë për të shoqëruar këtë proces integrimi me një proc përafrimi përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultarteve për Shqipërinë dhe vendet e BE. një evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i mënyra të vjetra tradicionale të integrimit./m.j
#Nuk #kisha #imagjinuar #kurrë #Rama #impresionuar #nga #pritja #Macron #Kur #erdha #në #Francë #në #vitet #prita #në #radhë #për #një #taksi..
Java News