Aktualitet

U përfshin në një aksident, fëmijët e Harry Kane nuk kanë lëndime

Tre nga fëmijët e Harry Kane ishin viktima të një aksidenti me furgonin me të cilin po udhëtonin në Gjermani.

Harry Kane fluturoi për në Londër në të njëjtën ditë në prag të përballjes me Arsenalin të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2-2), përcjell Sport.

Sipas mediave gjermane, Louis (3 vjeç), Vivienne (5 vjeç) dhe Ivy (7 vjeç) u aksidentuan në automjetin Mercedes kur u godit nga një Renault që po përpiqej të dilte nga rampa e autostradës, të hënën vonë, pasdite.

Gruaja e Harry Kane, Kate dhe Henry, fëmija i tyre i katërt i lindur në gusht, nuk ishin në automjet. Tre fëmijët që ndodheshin aty i janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në spital por nuk kanë pësuar dëmtime. “Ka pasur një aksident, por fëmijët janë mirë dhe asnjë nuk u lëndua”, tha një zëdhënës i Kane për Daily Mail.

“Të gjithë pasagjerët e automjeteve të përfshira janë lënduar lehtë si pasojë e përplasjes”, thuhet në një deklaratë të policisë së Mynihut. Ata janë transportuar ndër të tjera në spitale me helikopter dhe shërbime të urgjencës. Një 62-vjeçar ka shkuar vetë te mjeku. Ka pasur dëme materiale që kapin shumën e disa dhjetëra mijëra eurove.

/ Sport/



#përfshin #në #një #aksident #fëmijët #Harry #Kane #nuk #kanë #lëndime
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button