Aktualitet
Gjenden falë shkrimit “Help” në plazh, 3 marinarët amerikanë të zhdukur në 31 mars

Tre marinarë të zhdukur prej më shumë se një javë janë gjetur dhe shpëtuar falë një operacioni të përbashkët të Marinës dhe Rojes Bregdetare të SHBA-së.
Ata u zhdukën në Paqësor për më shumë se një javë pasi kishin shkuar për peshkim në ishullin Pikelot, pjesë e arkipelagut mikronezian, më 31 mars.
Tre ushtarët u gjurmuan falë shkrimit “Help” (“Ndihmë”), të cilin e kishin shkruar me shkronja të mëdha duke grumbulluar gjethe palme në rërën e një plazhi.
Shkrimi u vu re nga një avion patrullimi detar i marinës amerikane P-8 Poseidon i vendosur në Japoninë jugore, i përfshirë në operacionet e kërkimit.
/a.r
#Gjenden #falë #shkrimit #në #plazh #marinarët #amerikanë #të #zhdukur #në #mars
Java News