Aktualitet
Orteku në Austri vret tre skiatorë holandez

Një ortek pranë vendpushimit austriak të skive Solden ka vrarë tre skiatorë nga Holanda. Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.
Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishin në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë. Turneu i skive përfshin përdorimin e skive me lidhëse dhe lëkura të veçanta që bëjnë të mundur lëvizjen në bore, shkruan The Guardian.
Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.
#Orteku #në #Austri #vret #tre #skiatorë #holandez
gazetablic.com