Aktualitet

Arrestimi i Berishës, déjà vu e rastit Nano?

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për situatën politike në Shqipëri, kryesisht në Partinë Demokratike. I pyetur nga gazetari Dritan Hila nëse arrestimi i Berishës, është një déjà vu e rastit të Fatos Nanos, Kadilli renditi dallimet mes dy rasteve.

A ndihmon ky arrestim i Berishës në rritjen e popullaritetit të tij. Pra të kemi një déjà vu të rastit Nano?

Ka një dallim të madh. Dukshëm vendimi për arrestimin dhe sjellja politike e atyre që ndoqën procesin ligjor të Nanos ishte në harmoni të plotë me qëndrimet politike të Partisë Demokratike. Mos themi në kontroll të plotë. Mjafton fakti që Gjokutaj ka qenë prokuror i Fatos Nanos dhe sot është avokat i Sali Berishës. Ky është fakt publik. Faktikisht kjo nuk është në rregull. Për faktin publik. Mora si shembull aspektin ligjor për të cilin nuk kam asnjë interes. Nuk kam pas as në rastin e Berishës dhe as në rastin e Nanos. Secili di të mbrohet vetë dhe kanë aq shumë mjete sa 1/100 nuk i ka një qytetar i zakonshëm.

Por dallimi që unë shoh mes Berishës sot dhe Nanos dje është se nga burgu Nano punoi për të emancipuar atë Partinë e Punës që trashëgonte mentalitetin e kryetarëve të kooperativave, të fermave, brigadierëve dhe e shndërroi në një parti kompatibël me realitetin demokratik. Shoh të kundërtën nga Berisha. Në izolimin e tij ndërkombëtar e përdori PD-në vetëm si një arme personale, e vjetërson PD-në, nuk e modernizon.

/a.r

#Arrestimi #Berishës #déjà #rastit #Nano
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button