“Macron më kupton dhe beson tek unë”, Vuçiç: Nga Franca, armatime dhe mbështetje lidhur me Kosovën

Edhe pse publikisht Presidenti francez Emmanuel Macron preku një tast të ndjeshëm për Serbinë, atë të nevojës për të ndëshkuar përgjegjësit e sulmit në Banjskë, Aleksandër Vuçiç këmbëngul se privatisht Macron e kupton Serbinë kur vjen fjala për Kosovën.
Pas bisedimeve dhe darkës së zhvilluar me kreun e Elizesë, Vuçiç u shreh i kënaqur me rezulatatet dhe se gjatë darkës me Macron i kishte shpjeguar atij gjithçka që e shqetësonte. Siç thotë, homologu francez kishte vlerësuar sinqeritetin e tij, ishte treguar i drejtë dhe i kishte parashtruar pyetje lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe: “Unë mendoj se ai e kupton kur thua të vërtetën, kjo është mbrojtja jonë më e mirë. Mendoj se arritëm të shpjegojmë pozicionin e Serbisë, do ta shihni. Është detyra ime të luftoj për vendin. Faleminderit Macron që tha se beson në mua personalisht”.
Vuçiç, i cili paralajmëroi një vizitë të Presidentit francez në Serbi gjatë muajve të ardhshëm, u shpreh gjithashtu i kënaqur me bisedimet lidhur me fushën e mbrojtjes, duke thënë se ishin pranë nënshkrimit të kontratës për blerjen e avionëve të rinj luftarakë francezë, Rafale, e po ashtu të armatimeve të tjera. Garanci për furnizim me armatime moderne tha se kishte marrë edhe nga ministri i Mbrojtjes në Paris.
Gjatë takimit dhe bisedimeve të së hënës, Vuçiç iu ankua Macronit për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Europës, dhe tha se pala tjetër nuk kishte respektuar asnjë prej pikave të Marrëveshjes së Ohrit.
Macron nga ana e tij shprehu mbështetjen për integrimin e Serbisë, por e vuri theksin tek nevoja e ndëshkimit të autorëve të Banjskës dhe përshtatja e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.
/a.r
#Macron #më #kupton #dhe #beson #tek #unë #Vuçiç #Nga #Franca #armatime #dhe #mbështetje #lidhur #Kosovën
Java News