Trajneri i Al Nassr për kartonin e kuq të Ronaldos: Pashë skena teatrale

Trajneri i Al Nassr, Luis Castro, ka komentuar kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos dhe e la skuadrën e tij me 10 lojtarë në humbjen 2-1 ndaj Al Hilal në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë Saudite.
Portugezi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 86-të kur goditi një lojtar kundërshtar, e shtyu, më pas zgjati dorën dhe e goditi me bërryl. Mirëpo, sipas Castros, nuk ka pasur asnjë goditje dhe futbollisti i Al Hilal ka bërë një simulim, përcjell Sport.
“Ai përfitoi nga kontakti me Cristiano dhe u ankua për goditjen në fytyrë. Pashë përsëritjen dhe nuk kishte asnjë prekje në fytyrën e lojtarit. Arbitri dha një karton të kuq dhe për mendimin tim ishte për shkak të sjelljes teatrale të kundërshtarit”, tha Castro, cituar nga mediat në Arabinë Saudite.
/ Sport
#Trajneri #Nassr #për #kartonin #kuq #të #Ronaldos #Pashë #skena #teatrale
gazetablic.com