Aktualitet

Spektakël golash/ Liverpool shmang humbjen ndaj Manchester United

Barazim spektakolar 2-2 mes Manchester United dhe Liverpool në supersfidën e kësaj jave në Premier League. Në Manchester, ndeshja u zhbllokua që në minutën e dytë nga “Djajtë e kuq”, por goli i Garnachos u konsiderua Offside. Pjesa e parë u luajt me një ritëm të “ccmendur”, ishin The Reds që morën epërsinë të parët me Luis Diaz. Ylli kolumbian realizoi me një lëvizje të bukur, i asistuar me kokë nga Nunez.

Pas një pjese të dobët, në pjesën e dytë, ekipi i Ten Hag ndryshoi marsh dhe përmbysi llogaritë me Fernandes dhe Mainoo. Djemtë e Klopp barazuan llogaritë me golin e Salah pak më vonë, nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu, Liverpool renditet në vendin e dytë me 71 pikë. Manchester United renditet në vendin e gjashtë me 49 pikë.

#Spektakël #golash #Liverpool #shmang #humbjen #ndaj #Manchester #United
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button