Aktualitet

Modernizimi i burgjeve/Ambasadori britanik takon ministrin Manja dhe drejtorin Qose

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King Smith është takuar sot me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose të cilin e uroi për emërimin e tij.

Në një postim të bërë në Facebook, ambasada britanike bën me dije se gjatë takimit u diskutua për ekspertizën e ofruar nga britanikët për modernizimin e burgjeve në Shqipëri.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith takoi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Ai e uroi Z.Qose për emërimin e tij. Ata diskutuan mbi përparimin e vazhdueshëm të ekspertizës britanike për modernizimin e burgjeve në Shqipëri dhe përmirësimin e sigurisë, përfshirë edhe në burgun e ri të grave në Pogradec, si edhe asistencën teknike për sistemin e burgjeve shqiptare. Takimi rikonfirmoi programin efektiv të angazhimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit për reformën e burgjeve dhe atë të gjykatave”– njofton ambasada.

Top Channel

#Modernizimi #burgjeveAmbasadori #britanik #takon #ministrin #Manja #dhe #drejtorin #Qose
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button