Aktualitet

Emri/ Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit 21 vjeçar, reagon presidenti Armand Duka

Lajmi i tronditës i së enjtes mbi ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Shënkollit, Klajvert Çuni, në moshën 21-vjeçare ka shokuar të gjithë.

Prej 12 ditësh në koma, pasi ishte rrëzuar nga çatia e banesës së një të afërmi të tij, Çuni nuk mundi ta fitonte “ndeshjen” më të rëndësishme, atë për jetën e tij.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shkruan se këto janë ditë të zeza për futbollin.

“Lajmi për humbjen e jetës së Klajvert Çunit, të riut të rritur në akademinë e Shënkollit, më ka pikëlluar mua dhe çdo anëtar tjetër të komunitetit të futbollit. Ditë të tilla janë të zeza për këdo, jo vetëm për komunitetin tonë të futbollit.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Klajvertit! U prehtë në paqe!”

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë, duke mos u mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës./m.j

#Emri #Ndarja #parakohshme #nga #jeta #futbollistit #vjeçar #reagon #presidenti #Armand #Duka
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button