Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje, pasi ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar në mbajtje pas vendimit të prokurorit
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
“Prishtinë 04.04.2024- 11:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
#Tentim #vrasje #në #Prishtinë #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com