Aktualitet

Emri/ Votohet Amnistia Penale, ja kush ishte deputeti i vetëm që ngriti kartonin e kuq

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 116 vota pro dhe 1 kundër, pr.ligji për Amnistinë Penale.

Partia socialiste dhe opozita finalizuan dakortësinë pas amendamenteve që u dorëzuan nga këta të fundit në Kuvend, ku parashikohet falja e të gjithë protestuesve, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

Nga amnistia janë përjashtuar të dënuarit që janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj ishte i vetmi që votoi kundër, ndërsa deputetët e tjerë votuan pro.

Prej amnistisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shërbim prove./m.j

#Emri #Votohet #Amnistia #Penale #kush #ishte #deputeti #vetëm #që #ngriti #kartonin #kuq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button