Lamtumira e fundit për Ali Osekun, piktorin që provoi burgun për shkak të ngjyrave

Duket e pabesueshme të dëgjosh që një njeri burgoset 6 vite, me arsyen se në pikturat e tij i përdor shumë ngjyrat. Por në Shqipërinë e diktaturës ku jetoi dhe vuajti dënimin Ali Oseku, jo. Ngjyrat e çuan në Spaç.
Sot familjarët dhe miqtë e një jete e vajtojnë humbjen e tij në moshën 80 vjeçare, duke e quajtur një humbje të madhe jo vetëm për komunitetin artistik.
Jeta i solli shumë situata e emocione të pakëndshme, që telajot e tij nuk i njohën kurrë. Peizazhet ishin mes tokës dhe qiellit, në liri si Oseku, me ngjyra që nuk shuhen e që edhe atë që nuk shihej në tablo e ndjeje që e kishe aty.
E bija tregon çastet e fundit, dhe rebelizimin e të atit të ndjerë përgjatë jetës.
Ali Oseku, me origjinë nga Gjakova u lind në Tiranë dhe ndërroi jetë mbrëmjen e së martës nga një sëmundje e rëndë. Veç pikturës ai punoi edhe si skenograf në TKOB dhe me punë të tjera deri në rënien e sistemit. Sot në Universitetin e Arteve aty ku shpërndau dijen në artet pamore i dhanë lamtumirën edhe studentët, që aq shumë i deshi./TV Klan
#Lamtumira #fundit #për #Ali #Osekun #piktorin #që #provoi #burgun #për #shkak #të #ngjyrave
Java News