La shtëpinë, kë ka më afër zemrës brenda BBV? Heidi habit me deklaratën: Juli më duket i drejtë…!

Banora me e perfolur e BBVIPA Heidi Baçi la sot shtëpinë vetëm për pak minuta. Heidi u shkëput këtë pasdite pak minuta nga shtëpia e Big Brother VIP, për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.
‘Favorizimin’ për të dalë nga shtëpia e për tu rikthyer sërish, Heidi e fitoi pasi shtypi pulsantin e kuq e para. Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.
E pyetur se kë ka më afër zemrës përveç Romeos, përgjigjja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai i duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka ndryshuar mendim edhe për Rozën.
“Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar ide edhe për Rozën, gjëra po ndryshojnë çdo minutë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”-tha Heidi në fund të intervistës/m.j
#shtëpinë #kë #më #afër #zemrës #brenda #BBV #Heidi #habit #deklaratën #Juli #më #duket #drejtë
Java News