Peci: Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot në orët e hershme të mëngjesit ka vizituar Llaushën e Skenderajt, ku është pritur nga fermeri Mirsad Rrecaj.
Peci, ka thënë se Rrecaj, kultivon 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.
“Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada”, ka thënë ministri.
Postimi i plotë:
Në Llaushë të Skënderajit më priti
Mirsad Rrecaj i cili sa mirënjohës për grantin e përfituar për ngritjen e serrës, aq i kishte ngelë hatri që nuk e kam vizituar deri më tani.
Serën me një sipërfaqe prej 0.40 ha e kishte bërë gati për mbjellje.
Ky djalë punëtor e i zellshëm kultivon edhe 15 hektar me drithëra si dhe rritë 110 koshere me bletë.
Bujqit tanë janë shembull të përkushtimit e punëtorë ndërsa ne përmes politikave tona e mbështetjes financiare, krahas përkushtimit iu kemi dhënë dhe dinjitetin e munguar me dekada.
#Peci #Bujqit #tanë #janë #shembull #të #përkushtimit #punëtorë
gazetablic.com