Aurelio u vra për një fjalë goje? Në makinën e tij edhe një vajzë, si nisi sherri

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të së Dielës në Shkozë. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë.
Mësohet se gjatë lëvizjes me makinë, 4 autorët e dyshuar dhe viktima kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza në fjalë ndodhej në makinën e 18 vjeçarit, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.
Më pas sherri verbal ka agravuar në përplasje fizike, aq sa 20 vjeçari Frensis Shehu dhe 4 të miturit kanë përdorur thikat. Goditja me thikë ishte fatale për të riun Aurelio Dervishi. Ky i fundit vdiq rrugës për në spital.
Shoqërimi në komisariat i 4 të dyshuarve u bë i mundur mëngjesin e sotëm. Sipas bluve, ata u gjetën në zonën e Farkës.
/a.r
#Aurelio #vra #për #një #fjalë #goje #Në #makinën #tij #edhe #një #vajzë #nisi #sherri
Java News