Berisha rikthehet në Gjykatën e Lartë për të “thyer” arrestin, ja kur u caktua seanca e radhës

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill për zhvillimin e seancës gjyqësore për kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për liri nga masa e “arrestit në shtëpi”.
Në orën 13:30 të kësaj date, një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Sokol Binaj do të shqyrtojë në Dhomë Këshillimi rekursin e bërë nga ish-kryeministri.
Në Gjykatën e Lartë, Berisha kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij në “arrest në shtëpi”.
Ish-kryeministri nën hetim për “korrupsion”, qëndron në këtë masë prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, në funksion të mandatit të tij të deputetit.
#Berisha #rikthehet #në #Gjykatën #Lartë #për #të #thyer #arrestin #kur #caktua #seanca #radhës
Java News