Aktualitet

U gjet i shtrirë në rrugë, Policia nis hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit në Prizren

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast vdekje në Prizren, ku viktima është gjetur i shtrirë në rrugë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”.

“HETIM I VDEKJES- Rr. Ismet Jashari, Prizren 29.03.2024 – 15:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti i emergjencës ku mjeku kujdestar ka konstatuar se është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë Express se bëhet fjalë për një 68 vjeçar.

“Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.



#gjet #shtrirë #në #rrugë #Policia #nis #hetimet #për #vdekjen #68vjeçarit #në #Prizren
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button