Aktualitet

“Udha e Kryqit”/Besimtarët katolikë kremtojnë ritin e shenjtë te sheshi Nënë Tereza (FOTO)

Besimtarët katolikë, mbrëmjen e sotme, ka kremtuar ritin e shenjë ‘Udha e kryqit’ te sheshi Nënë Tereza, në drejtimin e imzot Arjan Doda, Ipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës.

Sot përkujtohet kalvari i vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe udha e tij me kryqin drejt Golgotës. Kjo ditë njihet dhe si e ‘premtja e zezë’.

Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

#Udha #KryqitBesimtarët #katolikë #kremtojnë #ritin #shenjtë #sheshi #Nënë #Tereza #FOTO
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button