Përplasi për vdekje 52-vjeçarin me makinën që drejtonte, arrestohet i riu në Fier

Policia ka arrestuar 20-vjeçarin me iniciale B.H. që përplasi mbrëmjen e djeshme në Fier me automjetin që drejtonte, 52-vjeçarin me iniciale D.Gj., i cili humbi jetën në spital.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#Përplasi #për #vdekje #52vjeçarin #makinën #që #drejtonte #arrestohet #riu #në #Fier
Java News