Aktualitet

“Sot kemi burgosje politike të Berishës, njëlloj si Navalny”, Tritan Shehu kundër ‘paqes politike’

Deputeti Tritan Shehu është shprehur sërish kundër marrëveshjes së Rithemelimit ku bën pjesë me Partinë Socialiste.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Shehu shkruan se asgjë tjetër nuk është e rëndësishme ndërkohë që Sali Berisha është në arrest shtëpie.

Reagimi i plotë i Shehut:

Burgosja politike e liderit dhe nxjerrja jashtë ligjit e partisë, janë dy masat ekstreme, që regjimet mund të marrin ndaj opozitës!

Sot në Shqipëri jemi ne nivelin e burgosjes politike të Liderit.
Njelloj si ndodhte në Rusi me Navalnin!

Ky eshte elementi kryesor represiv, që duhet vendosur perballë institucioneve europiane.
Edhe në tryezën me reporterët e Parlamentit Europian, edhe në Këshillin e Europës, kudo!
Ashtu si opozita Ruse vendoste e vendos, kur kerkon të drejtat e saj!
Cdo gjë tjetër është irilevante përballë nje akti të tillë anti ligjor, anti kushtetues, anti demokratik, anti europian e shumë “anti” te etjera…

Këtë duhet ta kuptojmë mirë e qartë, nëqoftëse pretendojmë se bëjmë “politikë”!
Politike reale e funksionale, ne sherbim te rikthimit te lirive, demokracise e rruges Europiane e Perendimore te Shqiperisë!
Ndryshe behemi të “pa qenë”!
Reflektim duke ndjekur zhvillimet e sotme!

Kujtojmë se Rithemelimi hoqi dorë nga kaosi 5 mujor në Kuvend pasi u arrit marrëveshja me PS-në, për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, njëri për koncesionet në shëndetësi dhe tjetri për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS.

/f.s

#Sot #kemi #burgosje #politike #të #Berishës #njëlloj #Navalny #Tritan #Shehu #kundër #paqes #politike
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button