Aktualitet

VIDEO/ Suedi-Shqipëri, Broja e Strakosha protagonistë të 45 minutave, mbyllet barazim pjesa e parë e takimit

Eshte mbyllur ne barazi me rrjeta te paprekura pjesa e pare e ndeshjes miqesore Suedi Shqiperi te zhvilluar ne Stokgolm.

Protagoniste absolute te pjeses se pare kane qene Armando Broja, me ate depertim e penallti te padhene, nje gol te anuluar si dhe dy pritjet madheshtore te poertierit tone Strakosha.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e takimit.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Kombinime të shpejta të suedezëve, Nilson ka mundësinë të gjuajë por ndalet përsëri nga Strakosha i cili devijon sferën mbi traversë. (VIDEO)

40’ Një top i humbur para zonës ndihmon Isak i cili gjuan por gjen përgjigjen e Strakoshës. (VIDEO)

38’ Broja mundohet të kalojë mbrojtësin e fundit, por ky i fundit ndal topin me dorë. Gjyqtari lejon të vazhdojë lojën mes protestave të SIlvinjos. (VIDEO)

36’ Suedia e ka tashmë të vështirë të qarkullojë topin falë presingut të lartë të kuqezinjve që mundohen të rifitojnë topin pranë zonës kundërshtare.

35’ Një goditje dënimi e Asnit harkohet në zonë, por topi shkon direkt në duart e portierit Olsen.

30’ Asani nga e djathta harkon në zonë në shtyllën e dytë, por askush nuk arrin të devijojë sferën. (VIDEO)

24’ Laçi depërton në zonë dhe gjuan, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës vendase.

23’ Mitaj nga e majta pason në zonë, ku Broja gjuan dhe gjen golin. Por vijërojtësi e anulon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

21’ Bajrami provon me një goditje dënimi, topi devijohet në këndore nga Olsen. (VIDEO)

19’ Shtylla shpëton kuqezinjtë pas një aksioni nga e djathta ku Kulusevski pason për Forsberg. Por ky i fundit godet shtyllën me devijimin e tij. (VIDEO)

17’ Aksion i rrezikshëm i vendasve në qendër të zonës, Mitaj dhe Gjimshiti spastrojnë zonën.

15’ Harkim i Balliut nga e djathta, mbrojtja vendase largon rrezikun nga zona.

12’ Broja jep spektakël me një shpërthim në krahun e djathtë të sulmit! Ai hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti të mbrojtësit, por gjyqtari çuditërisht nuk jep penallti. (VIDEO)

10’ Lindelof nis një top qendror në thellësi, Strakosha dhe Gjimshiti kontrollojnë me qetësi zonën.

8’ Isak provon vetë nga e majta, Strakosha pret në pozicion. (VIDEO)

7’ Isak nga e majta harkon në zonë, Gjimshiti largon rrezikun para portës.

6’ Suedia është ajo që ka zotërimin e topit në këto minuta, ndërsa Shqipëria pret pak e tërhequr duke nisur kundërsulme.

2’ Forsberg ekzekuton një goditje dënimi ballore, Ramadani ndal në mur sferën.

1’ Nis dueli në Solna./m.j

#VIDEO #SuediShqipëri #Broja #Strakosha #protagonistë #të #minutave #mbyllet #barazim #pjesa #parë #takimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button