Aktualitet

Shqipëria i uron Greqisë Ditën e Pavarësisë: Gëzuar aleatit tonë të mirë, festojmë me ju miqësinë

Sot 25 mars Greqia feston 203 vjetorin e Pavarësisë nga perandoria osmane.

Më 25 mars 1821 grekët të kryesuar nga arvanitasit nisen kryengritjen popullore kundër sundimit osman.

Me rastin e kësaj dite të veçantë për vendin fqinj, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka uruar Greqinë për festën kombëtare.

Në postimin e ministrisë në rrjetin social “X” shkruhet: Gëzuar Ditën e Pavarësisë fqinjit, partnerit dhe aleatit tonë të mirë, #Greqisë ! Ne festojmë me ju miqësinë dhe përpjekjet e përbashkëta të popullit tonë për liri, demokraci dhe prosperitet.

/a.r



#Shqipëria #uron #Greqisë #Ditën #Pavarësisë #Gëzuar #aleatit #tonë #të #mirë #festojmë #miqësinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button