Emri/ Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagoset një person: Ja si është gjendja e tij

Raportohet se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Në konflikt mësohet se janë përfshirë dy persona.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j
#Emri #Të #shtëna #armë #zjarri #në #Durrës #plagoset #një #person #është #gjendja #tij
Java News