Aktualitet
Me pistoletë dhe municion luftarak në makinën që drejtonte pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë pasi lëvizte në qytetin e Fierit me pistoletë. Policia njofton se ai kishte edhe municion luftarak që e mbante së bashku me armën e zjarrit në automjetin që drejonte pa leje.
Uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#pistoletë #dhe #municion #luftarak #në #makinën #që #drejtonte #leje #arrestohet #17vjeçari #në #Fier
Java News