Aktualitet

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Kilit, Sylvinho i beson Brojës

Shqipëria do të përballet në miqësoren e parë me Kilin sonte në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.

Ky takim luhet me fillim nga ora 20:45, me tifozët shqiptarë që kanë shprehur interesim të madh për të parë kombëtaren kuq e zi nga afër, transmeton Sport.

Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.

SuperSport mëson se Sylvinho pritet të zgjedhë këtë formacion titullar kundër skuadrës La Roja.

Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.

Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit.

Repart ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

/ Sport/



#Formacioni #mundshëm #Shqipërisë #për #ndeshjen #ndaj #Kilit #Sylvinho #beson #Brojës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button